Luan Rama: Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh

0
107

 

Ish-deputeti i LSI-së Luana Rama në një dalje për mediat u ndal te artikulli i gazetës gjermane “Bild” për vendin tonë, ku përmes një artikulli Shqipëria pasqyrohej si vend kaotik nën drejtimin e bandave.

Rama, tha se Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh dhe se qytetarët i janë bashkuar opozitës për të larguar të keqen nga qeverisja e vendit.

“Kryeministri i Shqipërisë u paraqit në dy pamje. Ai bëri aktorin për t’u paraqitur i shqetësuar për ‘kinse’ për imazhin e Shqipërisë në botë.

Nuk janë protestat e qytetarëve nuk janë protestat e opozitës që e cenojnë imazhin e një vendi. Imazhin e një vendi e përbalt qeverisja e krimit. Një nga gazetat më të madhe në botë dhe e më shitura në Europë “Bild “ e cilëson Shqipërinë si një vend kaotik në duar të bandave.

Qytetarët e një vendi dhe opozita është në protestë është në luftë për ta larguar të keqen nga qeverisja e vendit. Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh,” -u shpreh Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here