“Mjaft më!” Kejdi Mehmetaj: Edi Rama, kryeministri i “vdekur” në pritje të kalljes!

0
162

Nga Kejdi Mehmetaj:

Edi Rama, kryeministri i “vdekur” në pritje të kalljes!

I shëmtuar, i pafytyrë, gënjeshtar, neveritës ishte sot Edi Rama, i cili nuk meriton më asnjë titull, veç dënim nga shqiptarët. I mbytur ndër kriminelët që zgjodhi si bashkëpunëtor, i zhytyr në baltën e korrupsionit, i trembur deri në palcë nga revolta e qytetarëve u shfaq sot cullak, ashtu i nxirë si ka shpirtin e karakterin, në ekranet e shqiptarëve.

Mijërat e qytetarëve që vërshuan për të katërtën herë në bulevard, nuk ishin aty për flamuj partish dhe as për pushtetarët e rradhës, protestuan sepse ky katran që ishte kryeministër e futi vendin në mjerim. Varfëria, papunësia, emigrimi, sëmundjet, vrajset, droga, pasiguria janë arsyet pse shqiptarët protestojnë dhe këta shqiptarë të ndershëm nuk e falin helmin dhe dhunën që “katrani kryeministër” ka ushtruar rregullisht ndaj tyre.

Fillikat i vetëm, me në sfond angullimat e fare pak ithtarëve (“opozitarë” që mbajti e solli në parlament dhe ministra që janë kthyer në turpin e gjeneratës se re), u tregoi shqiptarëve fytyrën e tij të vërtetë.

Dhuna shtetërore e kthyer në normë qeverisëse flet për urrejtjen që ky njeri ndjen për vendin e tij. Fjalët se mirëkupton Policinë e Shtetit për dhunën e ushtruar me shkopa gome ndaj një përfaqësuesi të lartë, të pa armatosur dhe jo të rrezikshëm të Partisë Demokratike, vërteton se urdhëruesi i dhunës është vet ai.

Mjaft më! Nesër, në orën 18:30, të gjithë Shqiptarët do të jenë sërish përpara Kryeministrisë për ti dhënë fund dhunës e paligjshmërisë, e për ti hapur rrugë shpresës e zhvillimit.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj

 

https://www.facebook.com/kejdimehmetajLSI/videos/397452844432921/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here