Mediat e huaja e cilësojnë si në prang lufte situatën mes Kosovës dhe Serbisë, pas arrestimit dhe lirimit me kusht të Haradinajt në Francë dhe moslejimin e trenit serb me mbishkrime nacionaliste që të hynte në Kosovë.
Mediat boterore vënë në dukje faktin se treni serb është dhuratë e Rusisë dhe i pasur me motive nacionaliste serbe dhe fetare, si dhe në 20 gjuhë, përfshirë edhe shqip, është shkruar “Kosova është Serbi”.
AP, thekson se ndalimi i trenit ka “nxitur përshkallëzim dramatik të tensioneve ndërmjet dy vendeve.
AP dhe AFP po ashtu raportojnë edhe për urdhrin e presidentin Thaçi që të dërgohen forcat speciale për të parandaluar hyrjen e trenit.
Po ashtu citohet edhe kryeministrit serb, i cili ka thënë se e ka ndalur trenin në Rashkë për t’i “ikur konfliktit dhe humbjes së jetëve”.
AP thekson se deri të tensionimi i situatës ka ardhur pas tensioneve paraprake ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë me fletëarrest të Serbisë.
AFP raporton se incidenti me tren përkon me provokimet e Serbisë që Haradinaj të ekstradohet nga Franca.
“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në nivelin më të ashpër që nga nënshkrimi i marrëveshjes ‘historike’ të Brukselit në vitin 2013”, thekson AFP.
Edhe “Reuters” ka raportuar për tentim agresionin e Serbisë ndaj Kosovës