Motra e Zarife Hasanajt shpërthen në lot… (Video)

0
104

Humbja e jetës në një shpërthim ne Lituani e efektives Zarife Hasanaj ka shkaktuar lot dhe dhembje te të gjithë familjarët e saj. Lajmi i hidhur i është dhënë familjes Hasani nga tre komando të ministrisë së Mbrojtjes në banesën e tyre në Babrru.

Në videon që do të shihni më poshtë është dhe moment kur mbërrin pranë banesës motra e Zarifes, e cila po ashtu është pjesë e Forcave të Armatosura.

Ndërkohë që dy prindërit e 32-vjeçares nuk gjendeshin në banesë në momentin kur është dhënë lajmi, pasi kanë qenë në një ceremoni mortore të një të afërmi të tyre në Tropojë.

Zarife Hasanaj humbi jetën pas shpërthimit të një mine, ndërsa u plagosën komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi, dhe rreshter Julian Kapaj. Të dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin intesiv të mjekëve, ndërsa lutjet e të gjithë shqiptarëve shkojnë për shërimin e tyre.

Zarife Hasanaj ishte nisur në Letoni në dhjetor të vitit 2018  së bashku me 23 ushtarakë të tjerë. Batalioni i shqiptarëve ndërrohet çdo gjashtë muaj, dhe Zarifja, kishte edhe pak ditë për të përmbyllur misionin e saj. Ky ishte kontigjenti i pestë që shërbente në Letoni.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here