Aktori i revoltuar reagon ashpër: “Fiqshitës, as ti vetë se kupton çfarë po bën”

0
112

U shoqërua me shumë zhurmë dhe debate, thuajse si në çdo përplasje tjetër mes qytetarëve dhe Bashkisë së Tiranës, edhe shtrimi dhe rikonstruktioni i rrugës tek zona e Ali Demit. Por, ndërsa qytetarët prisnin që rruga kryesore e kësaj zone të mbipopulluar në Tiranë, të kthehej në një rrugë kalimi më e përshtatshme për banorët, zbulojmë se kemi të bëjmë me një ‘palaçollik’.

Një tjetër vepër absurde e Lali Erit, i cili me pretendimin se po punon, kthen çdo gjë që shikon në kulla e beton, duke mos kursyer as sinjalistikën rrugore për ta përbaltur si t’i interesojë.

Këtë herë denoncimi vjen nga aktori dhe tashmë aktivist i njohur i shoqërisë civile, Neritan Liçaj, i cili ka publikur një foto që vetëm kreu i bashkisë mund t’i japë një shpjegim.

Ndryshe nga çdo lloj rregulli në një pjesë të rrugës ku është vendosur tabela e sinjalistikës rrugore që ndalon qarkullimin e mjeteve, bashkia ka vendosur të dy llojet e sinjalistikave edhe atë horizontal edhe atë vertikal. E si të mos mjaftonte kjo, vendi i zgjedhur është ngjitur me një shtyllë tensioni.

Jo më kot, aktori i revoltuar e ka cilësuar ëktë si asgjë tjetër se sa një vepër ‘fiqshitësi’ ku logjikën dhe kuptimin e gjen vetëm ai.

Më poshtë statusi i aktorit

Fiqshites! Po sinjalistiken hotizontale dhe vertikale ci ke dashur more?!Pse i ke vene kot?!Makina ndalon se perplaset more dhe merr dhe jete njerzish.
Shikoni punet e lali fikut!
Kaq i paafte je menderisht te kuptosh qe i nxjerr bojen vetes,sepse vetem pune spo ben por po shkaterrin?!!!!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here