Kryemadhi mesazh për Edi Ramën: Dashuria dhe qetësia ka mbaruar! LSI nuk është më e kohës së…

0
96

Nga fjala e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, në Komitetin Drejtues Kombëtar:

Tashmë kam dhe një mesazh për Edi Ramën nga parlamenti i LSI-së. Meqë ka merak shumë të madh për LSI-në, po ia bëj të qartë se LSI-ja nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën kryetar partie, që kishte hallin e stabilitetit, qetësisë dhe të dashurisë. Dashuria dhe qetësia me kriminelin ka mbaruar. Dashuri dhe qetësi me kriminelin nuk ka. Dashuri dhe qetësi me atë njeri që ka veshur me të ea, nënat e shqiptarëve, për djemtë e tyre të humbur, fëmijët e tyre të vrarë në Kolumbi dhe Amerikën e Jugut si peng i kontenierëve të drogës që vijnë në Shqipëri, do të mbarojë.

E dimë që është e vështirë, me probleme, por ne nuk do të ndalojmë. Mund t’i kenë mbaruar burrat, por nuk i kanë mbaruar gratë këtij vendi.

Ia bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë banditëve të tij, të ketë kujdes se katër bandat e tij përballë milionave shqiptarëve janë shumë të vogla. Por mos të harrojë dhe një gjë, që në çdo shtëpi të shqiptarëve e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku është për t’u amrrë. Akoma nuk i ka filluar ajo që mendon ai se ka filluar. Revolta e shqiptarëve nuk ka filluar, se akoma nuk ka vajtur thika në placë për politikanë si puna ime dhe si puna jonë këtu, por për shqiptarët që nuk kanë bukë të hanë, është akoma më keq situata dhe shpërthimi i tyre nuk do të jenë as ambasadat e huaja, as anijet e ’90-ës që ikën në Evropë, pro do të jetë Edi Rama dhe bandat e tij, bazat kriminale të Edi Ramës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here