Heqja hajdutçe e gërmave të Teatrit, reagojne Vasili, Mehmetaj e Malaj: Batakçinjtë e Qeverise…

0
93

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj masakrimit të godinës së Teatrit Kombëtar, ku mbrëmjen e djeshme i janë hequr gërmat e emrit të godinës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili akuzon qeverinë për vjedhjen e germave të Teatrit. E në këtë kontekst, Vasili shprehet se

Petrit Vasilit

Batakçinjtë e qeverisë vjedhin gërmat e Teatrit.

Batakçinjtë e qeverisë vjedhin natën, si hajna të vërtetë, gërmat e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Kaq të pështire, kaq të vegjël, kaq meskinë dhe kaq hajdutë.

Liliputët e qeverisë janë kaq të vegjël përpara gërmave të historisë gigande të Teatrit Kombëtar.

Shiheni foton, mos e hiqni nga memorja dhe përbuzini hajnat e natës.

Kejdi Mehmetaj

Hajdutçe!…

Në errësirë, natën, si hajdutët, hajdutët e Ramës, fshinë emrin nga godina e Teatrit Kombëtar, a thua se banorët e Tiranës do ta ndalojnë betejën e tyre, pse teatrit i kanë hequr emrin.
Akoma nuk e kupton ky Kryeministër se përballë qytetarëve dhe intelektualëve është i humbur?!
Ndjej keqardhje që vendi im ka arritur në pikën që qeveriset nga “hajdutë nate”, të cilët veç shkatërrimit dhe krimit, nuk kanë bërë asnjë vepër të mirë për shqiptarët e Shqipërinë.

Nora Malaj

 

Sot teatri është pa emer???
Çfarë po ndodh ??? Pse Teatrit i hiqet emri ?? Cila eshte arsyeja që emri hiqet pa urdhër ??
Çfarë fshihet pas kesaj ngjarje hajdutërie?? Kjo nuk është Shqipëria që duam , pasi askush nuk ka të drejtë të vëri dorë mbi pronën e popullit hajdutërisht .
Tashmë këmbanat e alarmit kanë rënë !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here