Habit sërisht Ralf Gjoni, opozitari i rilindur. KERKON DEBAT Kombëtar…

0
118

Deputeti i dalë nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, ka në një deklaratë për mediat nga ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit, ku po zhvillon punimet Komisioni i Reformës Zgjedhore, bëri thirrje për ndryshimin e sistemit.

“Kemi propozuar se ndryshimi i sistemit zgjedhor të futet në diskutimin e komisionit të ditës së sotme.

Kërkojmë hapje të debatit kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Besoj se kjo do të pranohet dhe do të kalojë për votim në seancën e radhës parlamentare”, – tha Gjoni.

Duke u ndalur tek krijimi i partisë Bindja Demokratike, Gjoni tha se i uron suksese.

“Nëse është kërkuar në gjykatë dhe është pranuar kërkesa për krijimin e një partie, më mbetet vetëm t’u uroj fat të mbarë kryesuesve dhe themeluesve të kësaj partie”, – tha ndër të tjera Gjoni.

I pyetur nga gazetarët nëse grupi i deputetëve të dalë nga Lista e LSI-së, do të krijojnë një parti politike, tha: “Nuk kemi pasur një plan për të krijuar një parti politike për t’u futur në zgjedhje, synimi është ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Ka pasur inkurajime nga faktor të caktuar krijimin e një partie politike, por fokusi është ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

I uroj fat të mbarë përfaqësuesve të çdo partie të re politike, por ne kemi prioritet jo krijimin e një partie politike shpejt e shpejt, por ndryshimin e kodin zgjedhor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here