Ministri i Punëve të Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala ka dhënë dorëheqjen dhe do të zëvendësohet nga ministri i Punës, Sulejman Sojle, tha Kryeministri turk, Binali Yildirim.
Ai nuk ka treguar se cila ishte arsyeja për dorëheqje, por ajo po vije në një kohë kur autoritetet turke po largojnë njerëzit e dyshuar për lidhje me grusht shtetin në muajit të kaluar.
Deri më tani, lajnë larguar nga puna rreth 35.000 persona, dhe më shumë se 17.000 persona u arrestuan zyrtarisht dhe janë në pritje të gjykimit.
Midis tyre kishte ushtarë, policë, gjyqtarë dhe gazetarët.
Ministri i Punës, Sulejman Sojle do të zëvendësohet nga ish-Ministri i Shëndetësisë Mehmet Muzinoglu. /Lajmi.net/