Vrasja e gazetares, kapen dy adoleshentët…

0
115

Dy adoleshentë janë vënë në prangat e policisë për vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Të rinjtë e moshës, 18 dhe 19 vjeç, u arrestuan nën akuzën e akteve terroriste.

Gazetarja McKee u godit me një plumb qorr ndërsa po vëzhgonte trazirat në Irlandën e Veriut mbrëmjen e së enjtes. 29-vjeçarja u qëllua në Creggan të Londonderry.

Dhuna shpërtheu pas bastisjeve të policisë në shtëpitë në zonën e Mulroy Park dhe Galliagh.

McKee po qëndronte pranë një makine policie së bashku me disa gazetarë të tjerë kur u qëllua.

Ishin kamerat e sigurisë që filmuan personin e dyshuar të armatosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here