Pa dyshim rendja drejt sahanit është zgjedhje, por jo zgjidhje! Cilido që braktis frontin opozitar…

0
101

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vazhdon të shfaqet mjaft aktiv në rrjetet sociale duke komentuar çdo zhvillim politik dhe jo vetëm, në vend.

Statusin e parë për ditën e sotme në FB, Manjani ja ka dedikuar zhvillimeve të fundit në parlament, ku të ashtuquajturit ‘opozitë e re’ nga Edi Rama dhe ‘renegatë’ nga opozita reale e bashkuar, ka krijuar grupe parlamentare dhe është deklaruar nëpërmjet zërit të Rudina Hajdarit, se janë të gatshëm që të futen në zgjedhjet e qershorit.

Gjithashtu edhe një parti e re opozitare si ‘Zgjidhja’ e Koço Kokëdhimës është shfaqur e dyzuar, për futjen në këto zgjedhje. Pikërisht për këto zhvillime Manjani thotë se, ‘rendja drejt sahanit është zgjedhje, por jo zgjidhje!’

‘Cilido që braktis frontin opozitar për tu bërë garniturë demokracie në sahanin e pushtetit, i shërben thjesht sundimit të tij (pushtetit monist).

Pa dyshim rendja drejt sahanit është zgjedhje, por jo zgjidhje!’, komenton në mënyrë të koncentruar ish-ministri i Drejtësisë këto zhvillime.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here