Basha, Kapiteni, Lundërtari dhe…kartat e bixhozit

0
101

Nga Edmond Spaho

Marrëzia e madhështisë. Do përjashtojë gjithë anëtarësinë e PD.

Po e bëre këtë do ngelesh vetëm me Gazin o çun. Leri kërcënimet se nuk na tremb. Shumë kërcënime ke bërë, por të gjitha i le në rrugë. E kërcënove Ramen 8 vjet por vetëm humbe.

E mjera PD ku ka katandisur me ty. Të morëm për As por na dole…si ai marinari te Udhëtimet e Guliverit të Jonatan Swift.

Një anije po përgatitej për një lundrim të vështirë e të gjatë në oqean.

Kapiteni i anijes para se të nisej e furnizoi atë me ushqime, ujë, qymyr, ilaçe dhe barot si dhe e plotësoi me ekuipazh.

I mungonte vetëm një person, më i rëndësishmi, Lundërtari, ai që do udhëhiqte anijen nëpërmjet hartave në kohë të vështira e stuhi.

Për të gjetur mjeshtrin e hartave, kapiteni doli nëpër mejhanet e portit.

Diku i zunë sytë një marinar që po rrëkëllente ca gota. Ju afrua dhe e pyeti: A merr vesh nga hartat zotëri?

Pasi i hodhi një vështrim nga koka tek këmbët, Lundërtari ju përgjigj: Si mund ta vesh në dyshim, ajo është puna që unë bëj më mirë.

A do bashkohesh me ne në udhëtimin tonë në oqean, vazhdoi kapiteni?

Me kënaqësi, u përgjigj Lundërtari.

Me të thënë e me të bërë dhe vrap në anije. U ngrit spiranca, u hapën velat dhe anija mori ujrat e oqeanit.

Pas disa orësh udhëtim, një stuhi e madhe i kapi në oqean.

Kapiteni menjëherë urdhëroi të vijë Lundërtari, njeriu i hartave.

Ja vuri ato përpara dhe i tha: Na udhëhiq nga të shkojmë.

“Lundërtari” e pa me habi të madhe dhe i tha: Ç’i ke këto more? Po ku marr vesh unë nga hartat?

Kur më pyete nuk të thashë që marr vesh nga hartat. Të thashë që marr vesh nga kartat…kartat e bixhozit…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here