I shpallur në kërkim! Shkoi të takonte të dënuarin në burgun e Fierit, arrestohet vetë

0
133

Policia e Burgjeve ka bërë të mundur ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe ka njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Një person i shpallur kërkim është arrestuar nga policia e burgut të Fierit. Sipas informacioneve zyrtare, ditën e sotme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, është paraqitur për takim me një të dënuar, shtetasi me iniciale O.S.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë së Burgut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, rezultoi se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për veprën penale të mashtrimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here