KLSH: Për Buxhetin e vitit 2012 qeveria ka zbatuar ligjin dhe Kushtetuta, borxhi publik të kufizohet me ligj

0
150

Florenc Drizari

 

Publikohet raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Buxhetin e vitit të kaluar

Menaxhimi i sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë të bëhet me votim të cilësuar

 

KOntrolliKontrolli i Lartë i Shteti publikoi raportin e auditimit lidhur me zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2012 në institucionet vendore dhe qendrore. Sipas këtij raporti të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, vlerësohet puna e intitucioneve shtetërore në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së vendit.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shteit, ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, duhet ndryshuar, duke u bërë me votim të cilësuar në Kuvend.

Gjithashtu KLSH vlerëson pozitivisht punën e bërë nga Qeveria e kaluar, Ministria e Financave, Ministritë, Institucionet e tjera qendrore dhe vendore, si dhe entet publike të audituara, për përmbushjen e objektivave dhe realizimin e detyrave të marra përsipër për zbatimin e Buxhetit të vitit 2012, po kështu ndjekjen dhe raportimin sistematik lidhur me zbatimin e masave të proggramuara në kuadër të “Planit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit Shqipëri – BE”.

“Mbi bazën e rezultateve përfundimtare të auditimeve të kryera, me objekt zbatimin e Buxhetit të htetit për vitin 2012, vlerësimin me kujdes të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 506 datë 13.06.2013 “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2012”, opinioni i përgjithshëm i Kontrollit të Lartë të Shteit për zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2012, para miratimit të tij nga Kuvendi i Shqipërisë, është se përgatitja, shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit, zbatimi, ndjekja dhe rishikimi i tij, të drejtat dhe kufizimet për huamarrjen, garancitë dhe format e tjera të rrjedhura prej tyre si dhe kontrolli, kontrabiliteti, raportimi dhe auditimi i këtij buxheti, janë kryer në respektim të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjeve.

Në kontekstin e mjedisit të pafavorshëm në të cilin u realizua Buxheti i vitit 2012 si pasojë e ndikimit të elementëve të krizës botërore”,- thuhet në raportin e KLSH-s.

Mbi menaxhimin e borxhit publik

Për sa i përket auditimit lidhur me nivelet e borxhit publik, KLSH sugjeron kufizimin e borxhiet me ligj deri në masën 60 për qind, edhe pse pranon se borxhi i ka kaluar këto limite.

“KLSH u fokusua në auditimin e ligjshmërisë në menaxhimin e borxhit publik dhe rregullueshmërinë ligjore për nivelet e tij për vitin 2012. Theksojmë se me ligjin nr.114/2012, datë 7.12.2012 dekretuar më datën 17.12.2012, dhe hyrjen në fuqi më 3 janar të vitit 2013, është hequr kufiri ligjor i borxhit prej 60 për qind të PBB-së, duke lënë në këtë mënyrë borxhin publik pa një tavan të përcaktuar dhe duke krijuar premisa për rritje të vazhdueshme të tij në periudhat në vazhdim. Nga auditimi, u konstatuan tejkalime të këtij kufiri duke rezultuar në muajin e fundit të vitit 2012 në nivelin 61 për qind të PBB-së”, – shkruhet në raportin e KLSH-së.

Menaxhimi i buxhetit të bëhet me shumicë të cilësuar

Sipas Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është konstatuar që ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” rezulton me një rezistencë të ulët dhe është lehtësisht i ndryshueshëm nga pikëpamja e vendimmarrjes së Kuvendit (me shumicë të thjeshtë votash). “Me synimin e zvogëlimit të risqeve potenciale për kryerejn e ndryshimeve dhe ndërhyrjet eventuale në këtë ligj, i cili është ligji bazë themeltar për menaxhimin e financave pubilke në vend, kemi rekomanduar që: shqyrtimi i rishikimeve të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe miratimi i tij në Kuvend, të bëhet me një shumicë të cilësuar parlamentare”, – shkruhet në raport.

 

 

Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore

Gjatë auditimeve në disa ministri, institucione të tjera qendrore dhe vendore, KLSH kontaton se pagesa të detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë për kthimin e nëpunësve civil në vendin e punës me impakte negative financiare të konsiderueshme. Përmendimin pagesat e endimeve gjqësore të realizuara në Ministri, institucione të cilat kanë paguar 32 milionë lekë për largimin padrejtësisht nga puna në kundërshtim me kërkesat e Kodit të Punës dhe të statusti të nëpunësit civil të 69 punonjësve të civil. “Këto institucione u detyrohen sipas vendimeve të Gjykatave, për 82.3 milionë lekë. Sa më sipër argumentojmë se MPCSSHB ka kryer pagesa në shumën 10.2 milionë lekë, Ministrisë së Shëndetësisë në shumën 5.2 milionë lekë Ministrisë së Integrimit në shumën 3.6 milionë lekë, Ministrisë së Financave 7.4 milionë lekë, QSUT-ja në shumë 2.4 milionë lekë etj. Në të gjitha rastet, në institucionet respektive kemi rekomanduar të marrin masa ëpr zbatimin e endimeve gjyqë3sore, njëkohësisht të analizojnë gjendjen dhe të përcaktojnë përgjegjësinë ndaj personave shkaktarë të gjendjes, duke kërkuar shpërblimin e dëmit ekonimik shkaktuar Bushetit të Shtetit”, thuhet në raportin e KLSH-s.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency