Të gjithë sytë nga qyteti i Mançesterit, ku Siti i Guardiolës, pret Totenhemit, pas humbjes minimale 1-0, në ndeshjen e parë. Tekniku spanjoll është i bindur tek kthesa e ekipit të tij, ndërsa nga ana tjetër Poçetino ka deklaruar se do shkojë edhe në këtë takim për të sulmuar.
Në sfidën tjetër, Liverpuli fitoi 2-0 sfidën e parë ndaj Portos, dhe shkon në Portugali me një avantazh të madh në xhep. Gjithsesi, sfida nuk mund të quhet e përfunduar, dhe ekipi i Klop duhet të mbrojë këtë avantazh, me Porton që do luajë gjithçka për gjithçka.