Dy “ministra në detyrë” për një detyrë, studiuesi zbulon shkeljen për emërimin e Cakajt

0
92

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi shprehet se, aktualisht janë dy ministra në detyrë për një detyrë duke argumentuar se fjalia mediatike “ministri në detyrë” jo vetëm që nuk shkon nga ana gjuhësore, por është edhe si koncept i paligjshmes.

Sipas tij, ka patur një vonesë të pajustifikuar tremujore për botimin e këtij vendimi në fletoren zyrtare, dhe ka analizuar se, “Nga krahasimi i pamjeve filmike të delegimit të detyrës dhe akteve të nxjerra, rezultojnë mospërputhje, ndërsa dyshimi se urdhrat mund të jenë bërë vetëm ditët e fundit është gjithnjë i arsyeshëm”.

Dervishi shkon më tej kur thotë se si studiues ka vërejtur se akti i delegimit nuk po botohej në “Fletorja Zyrtare”, kusht i domosdoshëm sipas nenit 29 të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, diçka e cila lë të kuptohet se të gjitha aktet dhe vendimet që mund të ketë ndërmarrë Cakaj gjatë kësaj periudhe mund të jenë të paligjshme.

Reagimi i plotë:

Dy “ministra në detyrë” për një detyrë

Zëvendësministri Centi Cakaj ushtron pjesërisht qysh prej janarit të këtij viti detyrat e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Me këtë rast është shpikur fjalia mediatike “ministri në detyrë”, e cila jo vetëm nuk shkon nga ana gjuhësore, por është edhe koncept i paligjshëm.

Si studiues i historisë së shtetit shqiptar (shënoj gjithë aktet që lidhen me administratën e lartë) vërejta se akti i delegimit nuk po botohej në “Fletorja Zyrtare”, kusht i domosdoshëm sipas nenit 29 të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Nuk janë dhënë kurrfarë arsyesh për vonesën e jashtëzakonshme, duke vënë në diskutim ligjshmërinë e gjithë akteve të dala gjatë kësaj periudhe. Është rast i rrallë, mbase i vetmi.

Më në fund, pas 3 muajsh, dje më 15.4.2019, në numrin 50 të “Fletorja Zyrtare” u botuan urdhrat e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, për delegim kompetencash nga ai te zëvendësministri dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë. Konkretisht:

-Urdhri nr.67, datë 23.1.2019 i delegon zëvendësministrit Genti Cakaj, 5 funksione kompetenca.

-Urdhër nr. 69, datë 30.1.2019 i delegon sekretarit të përgjithshëm të ministrisë në fjalë (delegim pa emër personi), 4 kompetenca.

Nga krahasimi i pamjeve filmike të delegimit të detyrës dhe akteve të nxjerra, rezultojnë mospërputhje, ndërsa dyshimi se urdhrat mund të jenë bërë vetëm ditët e fundit është gjithnjë i arsyeshëm.

Përderisa nuk njihet urdhri nr.68, kushedi çfarë mund të përmbajë ai. Pra dy funksionarët e lartë kanë ndarë përgjysmë kompetencat e ministrit. Sipas gjuhës që kanë shpikur vetë, duhet të ketë dy “ministra në detyrë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here