Amnistia në burgje/Nisi diskutimi i projektligjit, ja kush do të përfitojë

timthumb

 

Mbipopullimi në burgje dhe paraburgime, si një ndër problemet më kryesore të këtij sistemi, i konstatuar edhe nga progres-raporti i fundit i KE-së, ishte një ndër arsyet kryesore të hartimit të projektligjit “Për dhënie amnistie”, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Drafti i depozituar të enjten në Kuvend nisi dje nga shqyrtimi në komisionet e përhershme për t’u miratuar të hënën në Parlament, në seancën e fundit të këtij sesioni. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, aplikimi i amnistisë, përveçse ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe uljen e mbipopullimit, konceptohet edhe si një akt për të rivendosur dinjitetin e të dënuarve. Qeveria shqiptare synon që të orientojë organin e prokurorisë në ashpërsimin e dënimeve për veprat penale, për të cilat aplikohet një masë dënimi me burgim mbi pesë vjet, ashtu sikurse duhet të procedojë më tepër në zgjidhjet alternative për vepra penale më të lehta, që mundësohen nga Shërbimi i Provës.
Ja kush përfiton amnisti
1. Personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
2. Personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në datën 30 nëntor 2015) apo personat, për të cilët gjykata deri në datën 30 nëntor 2015 ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit;
3. Personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
4. Personat e dënuara femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
5. Personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
6. Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë 5 dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 103,104,110/a, 139, 140, 141, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 333, 333/a e 334, të Kodit Penal.
Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: lloji dhe masa e dënimit; koha e mbetur e dënimit; mosha aktuale e personit të dënuar; mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale, ku në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale.
Në nenin 4 të projektligjit parashikohet që të gjithë personave të dënuar, të cilët nuk përfitojnë nga parashikimi i nenit 3 dhe përjashtohen nga kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji, u amnistohet:
a) 1.5 vjet, për personat e dënuar gra dhe personat që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur.
b) 1 vit për personat e dënuar burra.
Në nenin 5 të projektligjit është parashikuar shprehimisht “kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë” që do të thotë një garanci e shtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik. Veprat penale të parashikuara në nenin 5, të projektligjit, janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe, për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë.

 

 

Amnistia në burgje/Nisi diskutimi i projektligjit, ja kush do të përfitojë

Ambasada Gjermane /Ja si mund të pajiseni

Kërko