Qytetarja-Veliajt: Të kam rrah në zyrë o Erion, prap këtu më ke! O qeveri bushtrash…

0
122

Banorët e “Unazës së Re” prej më shumë se 6 muajsh vazhdojnë të protestojnë kundër projektit për prishjen e shtëpive.

Banorët e “Unazës së Re”, kanë dalë në mbrojtje të banesave duke i bërë thirrje shtetit të anulojë projektin.

“Rama ik, qeveri e krimit”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.

Kjo protestë e mbrojtjes së sotme ka ardhur pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit, ku Policia dhunoi banorët e ‘Bregut të Lumit’ të cilët i sulmoi me gazlotësjellës duke u shembur shtëpitë, edhe pse ka një vendim të Këshillit Bashkiak për ti dëmshpërblyer.

Banorët janë bërë sërish bashkë dhe kanë shpërthyer me akuza të forta ndaj qeverisë Rama dhe veçanërisht për kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Të kam rrah në zyrë o Erion, prap këtu më ke! O qeveri bushtrash”, është shprehur një nga banorët e revoltuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here