Berisha: Situata kritike tregon frikën e tmerrshme dhe lepurin në bark që i ka hyrë Ramës e organizatës së tij kriminale !

0
158

Kreu i PD Sali Berisha ka folur për gazetarët sërish për gazetarët duke thënë se opozita është gati për çdo sakrificë për të mbrojtur pluralizmin.

Gjithashtu tha bllokimi që iu bë sot deputetëve të opozitës për t’u futur në Kuvend, ishte akti  më i rëndë.

“Situatën kritike që ndodhet në vend tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Kurrë ndonjëherë nuk mundet një roje të ndalojë një deputet të hyjë në një institucion, lë më në zyrën e tij. Për herë të parë në historinë deputetë u detyruan të bëjnë Tarzanin dhe të ngjiten mbi mure.

Ky akt është atentati më i rëndë ndaj pluralizmit. I drejtohem popullit opozitar, opozita po qëndron e gatshme për çdo sakrificë për të mbrojtur idealet tuaja, se Shqipëria duhet të jetë vend pluralist. Opozita po mbron idealet tuaja sot”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here