Dalin detaje të reja/ Aktiviteti kriminal në Shkodër, ja si funksiononte grupi i fajdeve

0
18

Policia ka sekuestruar të gjitha pasuritë dhe automjetet e regjistruara në emër të grupit kriminal.

Në grupin që jepte hua në Shkodër me interesa deri 20% mendohet se janë përfshirë shumë persona.

Mësohet se aktiviteti kriminal është shtrirë në disa institucione të Shkodrës dhe të Tiranës, si dhe në biznese të ndryshme.

Të arrestuarit në aksion dhe personat e shpallur në kërkim dyshohet se para se të jepnin hua merrnin informacion për pasuritë dhe asetet që zotëronin shtetasit që kërkonin para borxh.

Më pas ofroheshin për të dhënë para me interesa të larta në mënyrë që huamarrësit ta kishin të vështirë për t’i shlyer për një javë.

Kështu biznesmenë të ndryshëm apo zyrtarë binin pre e fajdexhinjve duke humbur pronën, shtëpitë dhe gjithçka kishin. Këta të fundit ishin ata që denoncuan të parët grupin kriminal dhe prokuroria nisi menjëherë hetimet.

Pas disa muajsh punë u arrestuan 12 persona, mes tyre avokate dhe policë dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë. Dhënia hua e këtyre shumave ishte për interesa që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar. /AbcNews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here