Video/ Sadiku dhuron gol spektakolar, i denjë për një bomber

0
148

Një predhe nga afro 40 metra, një veprim i denjë për një bomber, një goditje e thatë e cila u ndal në trekëndësh.

Një gol spektakolar arriti të shënojë pasditen e sotme në Zvicër sulmuesi i Kombëtares Kuqezi, Armando Sadiku, i cili duket se ka lënë plotësisht pas krahëve dëmtimin.

 I aktivizuar vetëm në fillim të pjesës së dytë në transfertën ndaj Baselit të Taulant Xhakës, sulmuesi nga Elbasani kaloi Luganon në avantazh në minutën e 67’, pas një goli spektakolar të shënuar me një goditje nga rreth 30 metra distancë.

Sfida përfundoi në barazim 1-1, ndërsa përveç Sadikut e Xhakës, në fushë u hodh për disa minuta edhe talenti i Kosovës, Edon Zhegrova.

Ermir Lenjani vijon të jetë protagonist te Sioni, teksa pas dopietës së 3 ditëve më parë, që i dha fitoren skuadrës së tij, sot ka shënuar një tjetër gol në barazimin 2-2 ndaj Luzernës.

I aktivizuar prej javësh si sulmues i majtë, Lenjani shënoi golin e parë për Sionin, pas vetëm pak sekondash lojë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë asistoi për golin e dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here