Dëfrehet në mitingun e “Lali Erit!” Drejtoresha që ndalonte nxënësit të protestonin

0
151

Prezenca e saj në miting është bërë publike nga vetë ajo në një postim në rrjetin social Instagram.

Ditën e sotme në mitingun për shpalljen e kandidatit socialist për Bashkinë Tiranë ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi.

Gjithashtu një qytetar në redaksinë e JOQ Albania ka dërguar dy video ku shihet se drejtoresha (me flokët kaçurrela dhe bionde) është tepër e entuziazmuar që ka marrë pjesë në miting, duke kërcyer si “një fëmijë” nën rimet e muzikës.

Drejtoresha e Gjimnazit, Teuta Dobi njihet për rezistencën e saj ndaj protestës së studentëve.

Ajo kërkoi të pengonte gjimnazistët t’i bashkoheshin, protestës, por jo gjithmonë ia doli.

Në një mbledhje të Senatit të Shkollës, Dobi u shpreh asokohe:

Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim.”

Erion Veliaj u shpall kandidat i socialistëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndonëse këtë herë socialistët kanë shumë pak aleatë, Veliaj ka shprehur bindjen se edhe pa mbështetjen e tyre do ta fitojë betejën i vetëm.

Në fakt kjo mbetet për t’u parë, sepse me “masakrën” që i ka bërë Tiranës, ka humbur një pjesë të mirë të qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here