Pas 12 vjetësh Ermal Mamaqi rikthehet në Portokalli!

0
220
Lajmi i rikthimit të tij në skenën e “Portokallisë” ka ardhur kaq i befasishëm dhe i papritur.
Sot, ai moderon suksesshëm “Xing” me Ermalin në TV Klan, ku pjesë e studios së tij televizive janë bërë ndër vite personazhe nga më të famshmit shqiptare, por edhe ata të huaj.
Mbas 12 vjetësh Ermal Mamaqi vendos të rikthehet në skenën “Portokalli” në Top Channel. Ishte koha kur Ermali ishte pjesë e grupit “SHBLSH”, Ermal Mamaqi la gjurmët e tij me interpretimin si aktor në këtë skenë, deri në momentin kur mori vendimin për t’u larguar e për t’ju përkushtuar biznesit bashkë me bashkëshorten, Amarda Toska.

Ai sot moderon emisionin ‘Xing me Ermalin’ në TV Klan, ku pjesë e studios së tij televizive janë bërë ndër vite personazhe nga më të famshmit shqiptare, por edhe ata të huaj.
Ditën e sotme, Ermali vendosi të publikonte një video në profilin e Rezart Veleshnja, ku sëbashku thanë se Ermali do të rikthehet në atë skenë sërish. “Mirëmbrëma kam ardhur këtu në Portokalli’, dëgjohet të thotë Ermali në video, ku me siguri ai do të vijë si i ftuari special. “Ermal Mamaqi sot në Portokalli. Do e ndriçojë skenën këtë javë”, -shprehet Rezart Veleshnja krahas videos.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here