Sinjali i parë nga opozita! ‘Ja si do të veprojmë me zgjedhjet e 30 qershorit’

0
114

“Nuk ka kuptim të marrësh pjesë në zgjedhjet vendore, sa kohë ne betejën po e bëjmë për zgjedhjet e përgjithshme.”, tha Spaho.

Opozita duket shumë e qartë në vendimin e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, sa kohë kryeministër do të jetë Edi Rama.

Ky qëndrim është përforcuar edhe më shumë nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë një bisede televizive në Ora News, ku është shprehur se “Largimi i Ramës është kusht dhe për negociata me mazhorancën për tejkalimin e krizës.’

Por a do të pranojë opozita që negociator të jetë Presidenti, Ilir Meta?

“Ne kemi qenë shumë të qartë në këtë pikë. Nuk hyjmë në negociata pa u tërhequr Edi Rama. Pasi të largohet Edi Rama, sigurisht dikush do të jetë ndërmjetës, Presidenti, ndërkombëtarët, kushdo që të jetë është i mirëpritur për të biseduar për një qeveri tranzitore.

Nënkryetari demokrat ka komentuar po ashtu edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve

“Asnjëherë nuk ka për të pasur stabilitet nëse nuk do të ngrejnë demokraci të vërtetë. Edhe qëllimi i opozitës është ky që ta lëvizi vendin nga kjo “demokracia” e stabilitetit në një demokraci të qytetarëve.”, tha Spaho.

Ndërkohë që sinjali I parë që opozita mund të mos futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, është fakti që si PD ashtu edhe LSI, nuk dorëzuan në KQZ emrat e komisionerëve që do të përgatisin procesin zgjedhor te 30 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here