Denoncimi i fortë/ “Bandat e PS-së po na kërcënojnë me jetë që të shkojmë në votime”

0
102

Partia Demokratike ka denoncuar presionin që bandat kriminale në bashkëpunim me zyrtarët socialistë po i bëjnë banorëve për të shkuar në votime më 30 qershor, m qëllim për të rritur numrin e pjesëmarrjes dhe për të legjitimuar farsën e votimeve.

PD i referojhet ankesat të shitësve të tregut të frutav-perimeve në Durrës që që janë kërcënuar për të votuar ditën e dielë.

Banditët e Bashkisë Durrës po ushtrojnë ‎presion mbi personat që shesin te tregu i fruta-perimeve i Durrësit për t’i detyruar të votojne ditën e diel, bashkë me familjet e tyre. Tregtarët janë kërcënuar që nëse nuk votojnë të dielën, në 30 qershorin e Edi Ramës, atyre do t’u hiqet leja e tregtimit në tregun e fruta-perimeve.

Tregtarët denoncojnë se objektivi i këtyre banditëve me pushtet të PS me në krye Dakon është që të arrijnë të sajojnë me çdo kusht dhe çdo mënyrë 48 perqind të pjesmarrjes në votim‎. Kjo ështe vepër penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron siç nuk ka vepruar per dosjen 339 të vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës në 2017.

Oerdii

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here