Balliu paralajmëron Sandër Lleshaj: Bëj kujdes, shko rretho shtëpinë e Edi Ramës, të Gjiknurit, Afrim Qendros

0
135

Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë.

Protesta e banorëve të Astirit ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme, e cila ka hyrë në ditën e saj të 136-të për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja për shkak të vijimit të punive për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe.

Ata siçdo mbrëmje kanë bllokuar rrugën por gjatë protestës së sotme, ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.

Gjithashtu banorët i kanë kërkuar Ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama të heqin dorë nga presionet për të arrestuar protestuesit.

“Shumë mirë keni bërë që na keni rrethuar me policë. Shko rretho shtëpinë e Edi Ramës, të Gjikunirt, të Afrim Qendros para se të rrethoni Unazën e Re. I them Policisë së Shtetit që nëse arreston një qytetar të Unazës së Re, do të shohin Protestën më të madhe që kanë parë ndonjëherë. Mos i hidhni benzinë zjarrit. Nuk na tremb Policia e Leshit. Tik-Tak Tik-Tak, ka ardh fundi për qeverinë tënde”, deklaruan protestuesit.

Ndërkohë ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili i është bashkuar si çdo mbrëmje protestës së tyre, iu drejua Policisë duke i thënë që “është më mirë të merret me bandat, me kriminelët, me kumbarin Edi Rama. Ne kemi ndjenjur këtu 136 ditë dhe shoqërimet nuk na impresionojnë. E vetmja gjë që na bëjnë është që na revoltojnë.

Ti Sandër Lleshaj bëj kujdes me urdhërat që jep bashkë me kupolën tënde që dehet si derr. Këtu te Unaza kërkohet një gjë. Duan projekte le ti bëjnë, por jo të vjedhin 20 milion euro. Të bëhet një projekt normal. Por nuk ka projekt që shkatërron shtëpitë. Dhe këtu ministrja të dalë dhe të thotë që shtëpitë e njerëzve nuk prishen. Ne nuk do t’iu lejmë vetëm asnjë minutë. Nëse do, shko çoji ato lekët te studentët”-tha Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here