Ulja në stol e Zinedine Zidane rikthen qetësinë te Reali i Madridit! Isco e Bale “shtypin” Celtan

0
85

Pavarësisht se Modric arriti të gjej fundin e rrjetës, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Një gjë e tillë nuk mund të thuhet për fraksionin e dytë, që nisi praktikisht me gol për të besuarit e Zizu. Kur po kronometrohej minuta e 62-të e takimit, ishte fantazisti Isco ai që e dërgoi sferën në rrjetë. 

Ulja në stol e Zinedine Zidane ka rikthyer qetësinë te Reali i Madridit. Pas një periudhe tërësisht për tu harruar, Galaktikët kanë mposhtur Celta Vigon 2-0, në takimin e vlefshëm për javën e 28-të të La Liga spanjolle.

Spanjolli shfrytëzoi në maksimum një top të hedhur tokazi para portës kundërshtare, me 27 vjeçarin që vetëm sa e shtyu drejt fundit të rrjetës. Të njëjtën gjë bëri edhe Gareth Bale çerek ora më pas. Uellsiani shndërroi në gol një asist të Marcelo, duke hipotekuar 3 pikëshin e dytë radhazi në La Liga. Ndërkohë, me këtë fitore, distanca mes Realit të vendit të tretë dhe Atleticos së një pozicioni më lart është 2 pikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here