Rama s’do jetë i qetë as në shtëpinë e tij, paralajmërim i fortë nga ish-deputeti i PD-së…

0
85

Ish deputeti i PD u shpreh se “Rama nuk duhet të mendojë se do rrijë gjatë në atë karrige me artifice. Sot e rrethuam kryeministrinë institucionin nga buron e keqja, simbol i krimit, korrupsionit sot i dhamë paralajmërimin se do ta ndjekim këmba këmbës kudo që të shkojë”.

Demokrati Flamur Noka flet për një stinë protestash tashmë, faza e parë e të cilave është mbyllur me protestën e sotme ndërsa pritet të ketë përshkallëzim.

Këto deklarata ai i bëri në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, ndërsa paralajmëroi se as kryeministri Rama nuk do të jetë i qetë.

“Do ketë përshkallëzim ua thashë, ne kemi deklaruar stinë protestash do ketë përshkallëzim. Faza e parë ishte kjo. Edi Rama s’do jetë i qetë as në shtëpinë e tij. Nuk do mund të ushtrojë detyrën e kyeminisitrit në asnjë cep të Shqipërisë, qytetarët e kanë shkarkuar”,- tha Noka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here