E ekzekutuan në sy të djalit! Detaje të reja/ Kush është personi që u vra duke bërë vrap te Liqeni…

0
122

Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur mbi ngjarjen, ndërkohë që mësohet se viktima është qëlluar duke vrapuar me të birin.

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë. Burime ende jo zyrtare thonë se viktima është H.B nga Mallakastra, 62 vjeç. Balkan Web raporton se një nga autorët e dyshuar, mendohet të jetë një person me inicialet I.H, nga Fieri. Për momentin nuk bëhen të ditur të tjera informacione, ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here