Ndërtimi i kullave në Tiranë/ Aurel Duka: Nuk ka masterplan! Janë thyer rregullat bazë…

0
248

I ftua në A Show me moderatorin Adi Krasta, në lidhje live ishte fotografin Aurel Duka i cili është kthyer në Shqipëri dhe ka dokumentuar ndryshimet në Tiranë për një periudhë një vjeçare.

Krasta: Çfarë ndjesive ndjeve dhe pse e ngrite këtë dron për të parë Tiranën nga lartë për të parë si është transformua?

Duka: U ktheva pas një viti apo një viti e gjysëm dhe shoh një ndryshim të madh dhe u shtanga kur hapa derën e ballkonit dhe shoh që nuk e shoh dot më Dajtin por shoh tre a katër kulla.

Për mua Dajti është shumë i rëndësishëm pasi jam alpinist dhe aty kam filluar hapat e para të alpinizmit. Me ëndje shoh Dajtin, shoh ku kam ecur ku kam qëndruar.

Krasta: Kur sheh Tiranën ti nuk i jep të drejtë disa zërave që thonë se ju jeni injorantë pasi edhe Neë Yorku është zhvilluar vertikalisht dhe bota nuk shtrihet horizontalisht.

Duka: Problemi është se nuk ka një masterplan, pasi kam edhe gruan arkitekte dhe thotë se në çdo vend të botës nuk lejohet që në një zonë me lartësi të caktuar, smund të kesh një pallat shumë herë më të lartë. Sepse thyen estetikën dhe rregullat bazë dhe elementare të arkitekturës së një qyteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here