Blindohet kryeministria/ Çfarë po ndodh te zyra e Ramës ?!

0
122

Protesta e opozitës, ka bërë që Policia e Shtetit të mobilizohet me të gjitha forcat e saj. Burime bëjnë me dije se janë rreth 1.200 efektiv të cilët do kanë zbritur në terren ditën e sotme. RENEA, FNSH, forcat e rendit dhe forcat operacionale jane vendosur që në orët e para të mëngjesit pranë Kryeministrisë.

Policia do ta mbajë të rrethuar godinën e Kryeministrisë, duke krijuar në këtë mënyrë, një barrierë për protestuesit. Do të jenë disa kordone policore që do vendosen në Bulevard, ndërkohë që zona mes “Piramidës” dhe kryeministrisë do të ketë mbrojtje nga trupat speciale, ashtu si zona pas godinës.

Në tarracën e Kryeministrisë ka efektiv të cilët mund të hedhin gaz lotsjellës. Policia do të filmojë me kamera të posaçme protestën dhe këto kamera do të vendosen tek Kryesia e Kuvendit, tek kullat dhe te Hotel “Rogner”.

Garda do të jetë në ambientet e brendshme. Makina uji dhe blinda gjithashtu pritet të vendosen në ambientin pas kryeministrisë.

Ndërkohë, vetë Rama ka zgjedhur të jetë jashtë Tirane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here