“Mjaft me kërcënime!” Haradinaj-Gjermanisë: S’mund t’i bëhet presion viktimës, Kosovës!!!

0
112

Gjatë konferences kryeministri Haradinaj ka folur për takimin e djeshëm me dy këshilltarët kryesorë të kancelares Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, mbajti konferencë për mediet.

“Takimi me z.Hecker dhe Luttenberg është vazhdim sepse ne kemi komunikim intensiv me Berlinin dhe kemi marrëdhënie të qëndrueshme me ambasadorin gjerman në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se porosia e këshilltarëve të kancelares Merkel, ishte heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut.

“Ne kemi vizita të vazhdueshme, pozicioni është i qartë. Dialogu duhet të vazhdojë, taksa është pengesë, hiqeni taksën”, është shprehur Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se s’mund t’i bëhet presion sepse nuk është koha e mesjetës.

“Nuk është mesjeta që punët të kryhen me kërcënime e presione. Nëse Bashkësia ndërkombëtare nuk po mundet me e bindë Serbinë për dialog, atëherë po i bën presion viktimës, pra Kosovës. Mendoj që të gjithë duhet ta kuptojnë që është bërë boll duke e shkel viktimën”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here