Tmerri vazhdon…!!! Banorët shtrihen në rrugë duke qarë,me tyre një grua shtatzënë (video)

0
13

Një banesë pritet të shembet  nga IKMT-ja afër shkollës shkollën “Petro Nini” në Tiranë pasi i ka dalë pronari i tokës. 4 familjet që kanë banuar në këtë banesë kanë kundërshtuar vendimin dhe shprehen se e gjithë kjo ishte investimi i një jete të tërë.

Banorët shfaqen në gjendje të rëndë psikologjike dhe janë shtrirë në rrugë për shkak të situatës tejet të tensionuar. Ata janë përplasur edhe me policinë dhe disa janë shoqëruar në komisariat.

“Gjakipirës po ma merrni shpirtin. E kemi ndërtuar me djersë. Këtu do të ngujohemi.”, është shprehur një banore. Theksojnë se një grua e cila është shumë e tensionuar është shtatzënë, e cila është shtrirë në rrugë.

Banorët iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta. Sipas banorëve kjo tokë pritet t’u kalohet pronarëve të rinj dhe sipas tyre po ju merret padrejtësisht.  Në vendngjarje ndodhet e një ambulancë.

Pronari i tokës nga ana tjetër është shrpehur se  se me banorët ka tentuar të zgjidhë me çdo mënyrë situatën, po ata nuk e kanë pranuar. Aleksandës Gavoci shprehet se iu ka premtuar që tiu japë banesa qytetarëve, po ata nuk kanë pranuar.

“Unë jam pronari i tokës, e cila është blerë nga gjyshi im që në vitin 1930. Ne na kanë internuar në Shkodër, na është kthyer nga ana e Komisionit të Kthimit të Pronave.

U kam ofruar të gjitha llojet e zgjidhjeve, me shtëpi me lekë. Kanë ndërtuar pa na përfshirë fare ne. Kanë rënë dakord që të merrnin nga një shtëpi, dhe më pas e kam parë veten te JOQ.

Janë disa dosje në prokurori, dhe komplet unë jam sipas ligjit. Nëqoftë se aty ka diçka qoftë njerëzore qoftë ligjore, le ti marrin të gjitha pronat. Ulu shikojini të gjitha me radhë, ne jemi persekutuar, dhe e shoh të turpshme që të gjendem përballë këtij fakti.”, u shpreh ai. 

VIDEO:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here