Kryemadhi porosi të veçantë, mbështetësve të saj në Lezhë…

0
115

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u ka dhënë një porosi të veçantë, mbështetësve të saj në Lezhë sot, në një takim të hapur në natyrë që të mos tremben nga presionet e qeverisë në këto ditë protestash.

“Dhe një fjalë të fundit, – tha Kryemadhi. – Mos u ndalni! Mos u ndalni dhe as mos u sugjestiononi as nga presionet, as nga trokitjet e policisë në dyert tuaja. Pse e them këtë?  Sepse njerëzit më të lodhur dhe më të mërzitur janë policët; janë ata që paguhen më pak nga të gjithë, janë ata që shfrytëzohen më shumë nga të gjithë, janë ata që vendosen në pozicionin më të vështirë nga të gjithë; janë prokurorët, të cilët  kërcënohen për të bërë padi ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe ndaj njerëzve në politikë, pse? Sepse u shkundin para surratit të tyre, listat që përgatiten në zyrat e Edi Ramës dhe të Ëngjëll Agaçit, për prokurorët me Vetingun e famshëm.

Mos u tutni nga asnjë që kërkon t’ju mbyllë biznesin apo vendosë gjoba. Çdo njeri që është në grahmat e fundit të pushtetit të tij bën veprimet që bën Rama dhe banda e tij. Tik taku i tij ka filluar.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here