Basha në studion e Zhejit: Ja si do e rrëzojmë Ramën

0
113

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ndodhet tani LIVE në RTV Ora News,  në studion e “360 Gradë” të Artur Zhejit. Ai pritet të flasë lidhur me strategjinë e opozitës për të rrëzuar kryeministrin Rama

Gjithmonë ka ndodhur në histori, që ka disa realitete paralele, shpesh krejt të kundërta me njëra tjetrën. Në rastin e këtyre protestave dhe dorëheqjes masive të mandateve nga shumica dërmuese e deputetëve të Opozitës shqiptare, nuk mungojnë ata, që refuzojnë të jenë pjesë e vendimit politik të partisë së tyre.

Çfarë po përgatitet nën rrogoz, një opozitë e re, parlamentare e komanduar dhe e sponsorizuar nga qeveria apo segmente të afërta me të?

Është ky proces, legjitim dhe i qëndrueshëm?

A janë protestat, tashmë e vetmja rrugë e Opozitës, për të kundërshtuar këtë situatë të re që po krijohet në Kuvendin e Shqipërisë?

Skenarët e kryeministrit për të mbushur kuvendin me opozitarë të komanduar, kundrejt skenarëve të Opozitës për protesta të vazhdueshme, deri në rrëzimin e qeverisë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here