Skënderbeu skuadra më e shtrenjtë e kampionatit

0
190

Skenderbeu-31Merkato e dimrit ka sjellë shumë ndryshime në skuadrat shqiptare, por pavarësisht lëvizjeve, kampion për sa i përket vlerës së skuadrës mbetet Skënderbeu. Fakti që nga skuadra korcare u larguan dy futbollistë të rëndësishëm si Peter Olayinka dhe Bernard Berisha nuk i ka zbritur korcarët nga froni në klasifikimin virtual të vlerës së skuadrave duke u bazuar në vlerësimin e një prej faqeve më serioze në këtë drejtim, transfermarkt.de. Skuadra që drejtohet nga Mirel Josa vlerësohet në total 8.15 milionë euro, duke lënë në vendin e dytë rivalët e mëdhenj të titullit, Partizanin, skuadër që sipas transfermarkt cmohet në shumën 6.45 milionë euro. Te Skënderbeu futbollistët më të shtrenjë mbeten pas largimeve Hamdi Salihi dhe Liridon Latifi kartoni i secilit prej të dyve kuotohen në shumën e 650 mijë eurove, ndërsa renditja pasohet nga Sabien Lilaj që vlen 550 mijë euro, Orelessi që kushton 500 mijë euro, ndërsa kartoni i blerjes së fundit James vlerësohet 375 mijë euro. Në kampin e Partizanit ku ende nuk është përfshirë cmimi i kartonit të blerjes së fundit, argjentinasit Haberkorn që u prezantua dhe si “bomba” e merkatos së kuqe, mund të kënaqen me faktin se futbollisti më i shtrenjtë i Superiores ju përket atyre, dhe ai është pikërisht Agustin Torrasa që sipas transfermarket vlen 700 mijë euro, pas tij futbollisti më i shtrenjë është kapiteni Alban Hoxha, kartoni i të cilit vlerësohet 500 mijë euro, pas tij vijnë Mentor Mazrekaj dhe Arbnor Fejzullahu që mendohet se kushtojnë nga 450 mijë euro, dhe Xhevahir Sukaj që kap kuotën e 400 mijë eurove. Ndryshe nga klasifikimi i Superiores ai i skuadrave që vlejnë më shumë shikon në vend të tretë Flamurtarin që në total cmohet në shumën e 5.83 milionë eurove edhe pse nga organika vlonjate nuk janë hequr ende Peter Trap apo gjoergjianët e larguar. Futbollisti më i shtrenjë për momentin vlerësohet uruguajani Ignacio Nikolini që kap shifrën e 550 mijë eurove i ndjekur nga bashëkatdhetari Pablo Lacoste me 400 mijë euro. Në vend të 4 Tirana që kushton rreth 800 mijë euro më pak se Flamurtari, në kuotën e 5 milionë eurove. Më të shtrenjëtët e bardhebluve janë Elis Bakaj dhe braziliani Almeida që vlerësohen nga 500 mijë eurove. Pothuajse njëlloj sa Tirana, kushton edhe Kukësi me 4.93 milionë euro ndërsa më pas vijojnë të shkëputur në klasifikim Vllaznia, Teuta, Bylis, Laci dhe në fund Tërbuni. Kategoria Superiore ndërkohë për një tortal prej 334 futbollistësh me moshë mesatare 24.4 vjec, vlen 45.23 milionë euro. Jo keq për një vend ku problemi kryesor pothuajse gjithmonë janë financat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency