Tepsixhiu drejt “fitoreve” të reja, si më i korruptuari në rajon…

0
101

Nga Perparim Spahiu

—-
Shqipëria është vendi i 99-të më pak i korruptuar nga 175 shtete, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2018 të Raportuar nga Transparency International. Korrupsioni në Shqipëri ishte mesatarisht 98.28 nga viti 1999 deri në 2018, duke arritur një nivel të lartë prej 126 në vitin 2005 dhe një rekord të ulët prej 81 në vitin 2002.

Që të jetë më të besueshme, jo për shqiptarët, por për eurodeputetët që na vizituan së fundmi, kemi dhe një raport tjetër amerikan të “World Justice Project”

“Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e Korrupsionit, ku është në vendin e 103 nga 126 vendet (duke u përkeqësuar në raport me një vit më parë kur ishte në vend të 93), me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.

E gjitha pra përkon me tepsinë, i vetëm, ashtu siç e desh, dhe shumë shqiptarë ja besuan, por shumë shpejt e kanë kuptuar dhe reaguar.

Nuk mund të mos reagosh kur ditën për diell vidhen 20 milion euro për dy kilometër rrugë dhe e gjithë historia mbyllet me shpalljen në kërkim të një 26 vjeçari, që për mua është i pa fajshëm, mjaft të tregojë se me çfarë është mashtruar!

https://tradingeconomics.com/albania/corruption-rank?fbclid=IwAR1znitzIbwYZkpwAectzTMATejOMj6UZPJBhxU78rYlrCzLdprVeo3VBtg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here