Pesë ish-zyrtarë të lartë shtetërorë në hetim nga prokuroria!!!

0
114

Vetë zyrtarët që po ndiqen penalisht i kanë mohuar akuzat, duke u shprehur se kanë vepruar në mbrojtje të deputetëve që ranë pre e sulmit të protestuesve. 

Pesë ish-zyrtarë të lartë shtetërorë po hetohen nga prokuroria maqedonase për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në godinën e parlamentit.

Në mesin e të dyshuarve kryesorë janë ish-kryeministri Nikola Gruevski, që aktualisht strehohet si azilant në Hungari, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, që gëzon mandatin e deputetit dhe nuk mund të ndalohet pa vendimin e Kuvendit.

Policia po ashtu ka paraburgosur me 30 ditë ish-ministrin e Transportit, Mile Janakievski, dhe ish-ministrin e arsimit, Spiro Ristovski, që nuk gëzojnë imunitet politik.

Vendimi për ish-zyrtarët e lartë vjen një ditë përpara përfundimit të procesit gjyqësor për ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend, dhe bazohet në dëshmitë e të pandehurve që i kanë fajësuar ata si organizatorë të ngjarjes.

Ngjarja e dhunshme që la të plagosur disa persona, mes të cilëve kryetarin Zijadin Sela të Aleancës për Shqiptarët dhe kryeministrin aktual Zoran Zaev, dyshohet se erdhi në shenjë pakënaqësie nga zgjedhja e politikanit shqiptar Talat Xhaferit në krye të Kuvendit.

Xhaferi atë kohë akuzoi presidentin Gjorge Ivanov si nxitës të incidentit të 27 prillit pas krizës politike që kishte gjunëzuar arenën politike vendase për dy vite më radhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here