Përralla me mbret të Lali Erit! Propraganda e Veliajt dhe Ramës lidhur me përmirësimin e kushteve për studenët…

0
95

Këto që shihni në këtë foto të publikuar në një nga faqet më të ndjekura në rrjet, nuk janë pamjet e një kasolleje por një ndër dhomat e konviktit 29 në vitin 2019, në qendër të Tiranës.

Kushtet e konvikteve të studentëve nuk kanë asgjë të përbashkët me pamjet që publikojn propraganda e Erion Veliajt dhe Edi Ramës lidhur me përmirësimin e kushteve për studenët.

Sic shihet edhe në pamje, suvaja e tavanit të kësaj dhome ka rënë thuajse e gjitha dhe një pjesë e mirë e saj ka zënë shtratin ku fle studentja.

Një ndër 8 kërkesat e studentëve në protestën e famshme që lëvizi thuajse gjithë shoqërinë shqiptare, kishte në bazë të saj edhe kushtet në të cilat mësojnë, zhvillohen dhe jetojnë studentët e Qytetit të Studentit, por me sa duket qeveria premtoi zbatimin e pikave vetëm për hir të ‘ftohjes së gjakrave’.

Tanimë, edhe studentët që u kthyen me pahir në auditore duhet të përballen me kushtet prehistorike që në optikën e kreut të ‘zhdukur’ të bashkisë dhe kryeministrit, janë njësoj si filmat me princesha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here