Luçiano Boçi takim me banorët në Elbasan: Zgjidhja e problemeve tuaja do të jetë çdo ditë prioriteti ynë !

0
141

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes  “Kongresi i Elbasanit”. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se ka patur denoncime të shumta nga prindërit për mungesën e kushteve në shkolla, probleme në infrastrukturën rrugore, mosrealizimin e kushteve për tregtarët që ata t’i shesin produktet e tyre në kushtet e duhura higjenike e shumë të tjera. Boçi thekson se sapo opozita të vijë në pushtet të gjitha problemet e tyre do marrin zgjidhje dhe do jenë prioriteti numër një i tyre .

 

Postimi i plotë:

“Kongresi i Elbasanit”, është një nga lagjet më pranë qendrës dhe vetë godinës së Bashkisë Elbasan, por edhe aty si kudo në qytet ka problematika dhe denoncime të shumta për pushtetin vendor. Me shumë shqetësim dëgjova denoncimet e prindërve për mungesën e ngrohjes në shkollën “Naim Frashëri”, rrugë që përmbyten, tregëtarë që shesin ushqimet jashtë kushteve higjenike apo edhe shkatërrimin total të parkut “Rinia”.

U zotuam për të gjelbëruar të gjitha mjediset para dhe përreth pallateve. Rikonstruksioni i pjesëve të dëmtuara të rrugëve do të jenë çdo ditë prioritet i një ndërmarrjeje Bashkiake të Mirëmbajtjes dhe Gjelbërimit?

#Ndryshojmënë14Maj?

#BanNdryshimin ?

#BashkëFitojmë???

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here