‘Situata alarmante.’ Shehu: Djegia e mandateve vendim i domosdoshëm!

0
98

‘Një vendim i tillë nuk është i lehtë dhe i gëzueshëm, por i domosdoshëm konform situatës alarmante që kalon vendi.’

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në studion e Ora News, tha se vendimi i sotëm për djegien e mandateve nuk është një sakrificë e deputetëve demokratë, por një zgjidhje politike për situatën tragjike ku ndodhet vendi.

ShehuDua të them se sot i gjithë grupi parlamentar i PD, mbështeti propozimin e kryetarit, zt.Basha për të shpallur djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Ky propozim gjeti përkrahjen edhe të aleatëve tanë. 

Një vendim i tillë nuk është i lehtë dhe i gëzueshëm, por i domosdoshëm konform situatës alarmante që kalon vendi. Konform një vendi që po merret në dorë nga krimi dhe ku kërkohet të ndryshohet linja e ecjes së tij drejt Perëndimit, drejt një linje tjetër që askush nuk e ka dëshiruar kurrë. 

Unë nuk e konsideroj këtë një vetësakrificë që bënë deputetët e PD-së. Tregon një përgjigje politike të qartë dhe të prerë ndaj problemeve të situatës tragjike ku është vendi ynë sot për të rivendosur votën e lirë të shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here