Basha: Rama para Policisë, që t’u jepte garanci publike kriminelëve dhe Saimir Tahirit

10
209
Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes.

Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës. Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale.

Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine?

Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

10 COMMENTS

  1. Rama sapo i dha garanci policise per luften kunder krimit. Garanci qe te luftohet ne nivelet me te larta dhe te zbatohet ligji per kedo

  2. Po ca shpik o qyqar, ja do vi FBI. Apo do besh ndonje status me qytetarin digital te saliut qe te thuashd he ato jan te blere? Kur ishe ti bashkpunimi me jahst as qe nuk egzistonte

  3. Po shko me luli se bashkpunimi me italin nuk u be fal teje, kurr nuk e pergezove qeverin, tashme po vjen fbi dhe prap po thua te paverteta per ta.

  4. Me daljen e rames kuptuam qe ti dhe Saliu nuk e keni te gjate pasi FBI nuk e korruptoni dot per te hetuar dosjet tuaja Lul.

  5. Sot kemi dhe mbeshtetjen e nderkombetareve gje qe ska qene me pare dhe ata i kane syte ne balle per te pare se cili eshte qellimi i kesaj reforme ne policise kshuqe mos na humbni kohen kot sikur doni te na iluminoni.

  6. Ne e kuptojme o Lul qe do akoma te dukesh qe ekziston. He teper i fundosur sa spo di me si ta ringresh veten e kapesh pas trillimeve e sheh ngado komplote, ngjarje krimesh. Asgje qe ti thua nuk bazohet ne fakte konkrete por jane thjesht fjale qe i merr era.

  7. Ne e kuptojme o Lul qe do akoma te dukesh qe ekziston. He teper i fundosur sa spo di me si ta ringresh veten e kapesh pas trillimeve e sheh ngado komplote, ngjarje krimesh. Asgje qe ti thua nuk bazohet ne fakte konkrete por jane thjesht fjale qe i merr era.

  8. Garanci e syve t tu, kur sflet rama per drogen thua ka braktis drejtesine, kur flet thua po mbron kriminel..ndaje mendjwn o lul dhe ik se ti je me i perlyeri nga t gjithe

  9. Aman po ti i pari je qe duhet denuar per krimet e kryera se le nam as njeriy me i baruar nuk te beson me nherezit nuk jan kafshe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here