Përjashtohen nga kampionati. Humbje e turpshme 20-0…

0
116

Pavarësisht idesë “gjeniale” të drejtuesve, Gjykatësi Sportiv ka vendosur drejtësi për këtë episod të turpshëm.

Gjykatësi Sportiv në Itali nuk është treguar i mëshirshëm me Pro Piaçencën, drejtuesit e së cilës kanë muaj pa paguar lojtarët e tyre dhe bënë një gjest në sfidën e radhës duke u komentuar gjerësisht në gadishullin Apenin.

Në sfidën e radhës ndaj Kuneos, për të mos u përjashtuar nga kampionati për mosparaqitje të skuadrës, drejtuesit vendosën të zbresin në fushën e lojës vetëm 7 lojtarë nga ekipi i të rinjve.

Rezultati final ishte fatal, 20-0 për Kuneon, që gjithsesi kundër 7 vocërrakëve vuri dorën në zemër sepse rezultati mund të ishte edhe më i përbindshëm.

Por sot Gjykatësi Sportiv vendosi që shifrat 20-0 t’i shndërrojë në një humbje në tavolinë 3-0 dhe të përjashtojë Pro Piaçencën nga kampionati, e cila në ndeshjen ndaj Kuneos u paraqit me vetëm 8 lojtarë, 7 në fushë dhe 1 në stol si dhe masazhatorin e skuadrës, për të arritur numrin dinjitoz për vijimin e garës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here