Tronditet Rita Ora, këngëtares i vjedhin rreth 4 mln euro…

0
128

Një kontabilist në Britani e Madhe akuzohet se ka vjedhur miliona euro nga klientët e tij, të profilit të lartë. Edhe vetë Andrew Munday ka konfirmuar se ka vjedhur klientët, ku përfshihet edhe ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Rita Ora.

Sipas mediave angleze, këngëtares shqiptare i janë vjedhur rreth 4 milionë euro.

Kontabilsti 37 vjeçar ka vjedhur edhe emra tjerë të njohur, duke shfrytëzuar paratë për të blerë shtëpi.

Këto vepra personi në fjalë i bëri kur ishte i punësuar në kompaninë e falimentuar, “Blue Cube Business LTD”. Munday, nga Velocette Way i Northamptonit, ka pranuar fajësinë në një gjykatë në vendlindjen e tij për nëntë raste.

Pas këtij rasti avokati i Ritës, Graham Shear, nga kompania ndërkombëtare ligjore, Bryan Cave Leighton Paisner, ka thënë se shumica e parave që janë marrë nga klientja e tij i janë rikthyer asaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here