Ish-ministri akuza të forta policisë: Gazi lotsjellës në protestë, krim njerëzor!

0
108

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka akuzuar Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës që kanë zbatuar urdhra për përdorimin e gazit lotsjellës në protestën e së shtunës të opozitës.

Në një status në “Facebook”, Demiraj thotë se një helmim të tillë, me përdorimin e lëndës kimike LHL, e kanë përdorur diktatorë si Gadafi apo Sadan Huseini.

“Helmimin e popullit të tij gjatë një proteste civile dhe demokratike e ka bërë vetëm Sadam Huseini, Ali kimiku, Gadafi, etj dhe fundi i tyre dihet. Turp për policinë dhe komandantin e Gardës së Republikës që zbatojnë urdhra të paligjshëm, pasi përdorimi i LHL dhe gazit lotsjellës në këto përmasa dhe me këtë përmbajtje konsiderohet krim kundër njerëzimit, – shkruan Demiraj. – Pas kanabizimit, trafikut të tmerrshëm të drogës dhe përfshirjes në të, të të gjitha niveleve të policisë, ministria e Brendshme do të mbajë përgjegjësi dhe për këtë shkelje të së drejtës themeltare së qytetarëve”.

Demiraj i bën thirrje kryeministrit Rama që të largohet sa më parë nga pushteti, pasi e ka vjedhur dhe tallur popullin e tij.

Kjo qeveri e jashtëligjshme, e kapur me qindra herë në flagrancë ka rënë që në vitin 2017 që kur shumica e vendeve në parlament janë vjedhur. E kemi faktuar me prova dhe dokumente, me emra dhe shifra në atë kohë që policia drejtohej nga drejtori i drogës. Me popullin që e ke tallur, shtypur, vjedhur dhe përdhunuar nuk ja del dot as ti dhe shërbëtoret tuaj. Largohu sa më parë”, – vijoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here