Rama humbet qetësinë: Sulmon ashpër Zërin e Amerikës….janë skandalozë!!!!!!

0
143

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar median prestigjoze Zëri i Amerikës, në lidhje me lajmet e publikuar së fundi nga VoA, të cilat implikonin qeverinë në afera të ndryshme.

Në një gjëndje të rënduar nga protesta e opozitës që po afron, Rama i quajti skandaloze investigimet e Zërit të Amerikës.

Në intervistën e tij në “Real Story”, Rama u shpreh se kronikat e “Zërit të Amerikës” nuk janë Amerika.

“E para si mundet “Zëri i Amerikës” që të bëhet zëdhënës i medias në Shqipëri. Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”. Të dyja herët i ka bërë këto lajme nga gazetarë shqiptarë. Le të jetë dhe CNN.  Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgje. Ministrja e Drejtësisë iu vuri në dispozicion mijëra faqe të dokumentuara.  Nuk janë fakte janë muhabete telefonash, që mund të ngatërrosh gjithë dynjanë.  Nuk mund të ngresh akuza për askënd duke u bazuar në muhabete telefonash”, shtoi më tej Kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here