Kryemadhi premton: Ja çfarë do bëj unë e Basha nëse nuk e çojmë Ramën në shtëpi

0
38

Gjatë emisionit “Opinion”, kryetarja e LSI-së, e pyetur edhe nga paneli i gazetarëve, u është përgjigjur pyetjeve lidhur me atë çka pritet të ndodhë në protestën e së shtunës.

Sipas saj, opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë, por vetëm zgjedhje të lira për shqiptarët. “Marrëveshja e partive të opozitës e ka shumë të qartë, qeveri transitore ose kalimtare, por nuk është teknike. Për ne nuk ka rëndësi rotacioni politik. As ne, as PD nuk do rotacion politik në tavolinë. Qeveri kalimtare do të thotë ndarjen e politikës nga krimi”, është shprehur Kryemadhi.

E pyetur nëse, Rama nuk duhet të jetë kryeministër? Kryetarja e LSI-së është përgjigjur shkurtimisht:

“E kanë thënë edhe shqiptarët më 2017, kur i dhanë 48% të votave”.

Nëse nuk e çojnë Ramën në shtëpi, a do ikin vetë, Kryemadhi dhe Lulzim Basha në shtëpi?

“Sigurisht. Se i bie që ai të jetë më i fortë se të gjithë shqiptarët”, është shprehur Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here