Një “tërmet” i vërtetë në shtëpinë e Interit…

0
284

Një vendim i bujshëm i drejtuesve të klubit i ardhur pikërisht në momentin më të nxehtë ku diskutimi mbi rinovimin e tij është kthyer në një çështje shqetësuese.

Një “tërmet” i vërtetë në shtëpinë e Interit: Mauro Icardi nuk është më kapiten i ekipit. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, klubi ziklatër ka bërë publik këtë vendim, me shiritin e kapitenit që tashmë i kalon portierit Samir Handanovic.

Icardi Shiriti
 Icardi po kalon momentin më të vështirë që nga periudha kur ka veshur fanellën ziklatër, heqja e shiritit pritet të sjellë një reaksion të madh.

Pas këtij vendimi tifozët ziklatër janë të gjithë sy e veshë për të dëgjuar reagimin e Icardit dhe sigurisht bashkëshortes së tij Wanda Nara. Më këtë lëvizje nuk bëhet fjalë më për rinovimin e tij, më shumë pritet të diskutohet nëse Icardi do të qëndrojë sërish tek Inter pas përfundimit të këtij sezoni. Në një kohë kur Spalletti kërkonte një zgjidhje të shpejtë për çështjen Icardi, drejtuesit e klubit i janë përgjigjur më këtë vendim surprizë i cili me shumë gjasa do të çojë palët drejtë një divorc të pa shmangshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here