A do të ketë marrëveshje Rama-Basha? Ish kryeministri Sali Berisha jep përgjigjen vendimtare!

0
162

Në një intervistë në Abc News, në emisionin Byro Politike, Berisha thotë se tashmë është e qartë se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se vetëm largimi i tij është zgjidhja, por jo një tjetër pakt si ai i 18 majit 2017.

Ish kryeministri Sali Berisha komentoi ndër të tjera edhe marrëveshjen e shumë të përfolur të 18 Majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Sipas tij, ajo marrëveshje ka vdekur tashmë dhe se nuk mund të ketë zgedhje të lira me Ramën kryeministër.

“Nuk ka njeri që mund të thotë se me Ramën mund të bëhen zgjedhje. Nuk jam autor i marrëveshjes së 18 majit, por jam mbështetës i saj. Marrëveshja ka vdekur. Basha ia ka bërë të ditur. Ajo nuk kthehet pa ikur Edi Rama. Një ”marrëveshje 2” do të varroste plotësisht procesin zgjedhor. Qëllimi i saj nuk ishte asgjë tjetër, veçse që shqiptarët të votonin të lirë”, u shpreh Berisha.

Gjatë bisedës në studion e ABC, Berisha u bëri thirrje vlonjatëve që në rast se Rama shkon në Vlorë, ta kthejnë me forcë në Tiranë.

E ftoj Ramën në rradhë të parë që të qëndrojë në zyrë. U bëj thirrje vlonjatëve që ta kthejnë në Tiranë.

Duke folur për qeverinë tranzitore, Berisha tha se misioni i saj kryesor është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe zbardhjen e plotë të dosjes 339. Nuk mund të pranohet qeveri me kryeministër socialist.

Lulzim Basha nuk do ta bëntë më kurrë atë marrëveshje me Edi Ramën. Kjo opozitë duhet të zgjidhë me cdo çmim problemin e votës së lirë në këtë vend.

Berisha theksoi se Edi Rama faktoi se nuk bën zgjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here