Bojkoti i pedagogëve/ Kovaçi: Të hënën do ketë protestë masive

0
93

Në ditën e pestë të bojkotit, pedagogët kanë përmbyllur javën e parë të protestave duke paralajmëruar të tjera ditën e hënë. Në një prononcim për mediat Kovaçi ftoi studentët në tubim me kërkesat e tyre. Sipas tij, kjo protestë nuk është vetëm çështje pagash, por rritje të buxhetit.

“Dekanatet të mbajmë qëndrim mbi peticionin. Nuk është çështje pagash, kërkojmë rritje të buxhetimit. Pedagogu të mos ketë nevojë të shkojë në universitete private për të mbajtur familjet. Studentët tanë të mos jenë më të persekutuarit. Të vijnë kërkesat e studentëve dhe sa pedagogët mund të ndihmojnë në realizimin e kërkesave të tyre. Autoritetet, qeveria dhe institucionet e tjera, po ashtu dhe politikës që me këtë rast ta fusë në axhendë prioritare parlamentare gjithë çështjen e arsimit publik. Jemi në rrugën tonë, të duhur,” tha Kovaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here